Marslini ndodhet në dhomën e gjumit duke sistemuar rrobat e tij, ndërsa aty ndodhet edhe Elena. Ai fillon që t’i flasë me nënkuptime dhe Elena fillon që të tregojë për bisedën e radhës që pati me Xhimin.
“E di ti që ne vdesim për çik thashetheme”, thotë Marselini dhe Elena nis rrëfimin e saj duke thënë: “me atë aq ishte, mbaroi, unë kam frikë t’i rri afër”. “Pse vure re që po mundohej që të manipulonte, të bënte për vete, po mundohej të afronte?” e pyet Marselini Elenën dhe ajo i përgjigjet: “po kur ta thotë njeriu si nga Kina…”
Marselini vazhdon me këshillat e tij duke i thënë Elenës që t’i qëndrojë pak më shumë lojës dhe t’i afrohet edhe ajo Xhimit. Të dy vazhdojnë të thurin plane se si të sillen me banorët e tjerë, për t’i vënë në lojë dhe për të kuptuar më shumë rreth strategjive të tyre. Më pas aty vjen Jonilda dhe biseda e tyre ndërpritet.
1 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)