shpendi-dhe-ana-300x170Rikja dhe Elona ndodhen në dhomën e ndënjes dhe po diskutojnë për Ilirin. Rikja shpreh sërish zhgënjimin e saj ndaj tij dhe Elona nuk e kupton pse e shqetëson kaq shumë kjo gjë. Sipas Elonës, ka shumë kohë që e diskutojnë këtë temë dhe nuk ka pse ta bëjën këtë gjë kur është e sqaruar situata tashmë.


Ajo e pyet Riken nëse e shqetëson ndonjë gjë që e përmend kaq shpesh. Rikja thotë se nuk i besohet që nuk e njeh më Ilirin sepse ajo pretendonte që ishte njeri tjetër. Ajo i rrëfen Elonës se në fillim Iliri i kishte ofruar një tip tjetër dhe nuk e priste ndryshimin e tij dhe në një farë mënyre është zhgënjyer nga ai. Rikja e dënon shumë xhestin e Ilirit me gjërat që ai tha sot ndaj Elonës dhe nuk mund ti tolerojë gjëra të tilla. Elona e këshillon Riken se në shtëpinë e Big Brother nuk mund të gjesh dot atë që kërkon, përkundrazi, të zgjasin këmbën që të rrëzohesh. Rikja jep edhe një alternativën që Iliri e ka bërë këtë veprim për të luajtur vetëm, duke stopuar shoqërinë për të krijuar situata të reja në shtëpi. Elona nuk e pranon një gjë të tillë dhe e kundërshton.


Elona më pas fillon të tregojë për mamanë e saj dhe periudhën e vështirë që ajo ka kaluar. Ajo i rrëfen vajzave se si karakteri i ka ngjarë shumë të ëmës, madje ajo tregon një histori dhe thotë se përpara se të ndahej nga jeta, mamaja pati një debat me të vëllain pasi i tha një fjalë shumë të rëndë dhe ajo nuk e fali. Elona tregon që dajës së saj i ka mbetur peng debati me të para se te ndahej nga jeta. Elona e cilëson humbjen e mamasë së saj një humbje shumë të madhe që i ka ndodhur në jetë.


Nga ana tjetër, Shpendi ndodhet në lulishte me Anaidin dhe po i tregon atij për ish bashkëshorten e tij. Ai rrëfen se kishin 9 vjet sw bashku dhe që kishin raport bashkë. Anaidi e pyet se sa ndjente Shpendi për të dhe ai thotë që ka dhënë maksimumin nga vetja për të por xhelozia ishte e tepërt. Sipas Shpendit ajo ç’ka ish bashkëshortja e tij bëri, nuk e kthen më kohën pas. Ai thotë: “që dhe sikur ilaç të jetë nuk i kthehet më asaj historie” sepse ndryshimi është shumë i vonshëm dhe ai ka dhënë gjithçka nga vetja për atë histori. Shpendi thotë se ka bërë shumë gabim që babain dhe ish gruan i ka përfshirë në biznesin e tij. Ai tregon se u krijuan një sërë situatash që e detyruan të marrë ato vendime të rëndësishme që mori.


23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)