elona-per-Joanen-Elona ndodhet në tavolinën e ngrënies duke komentuar me Edberin zënkën e saj me Joanën. Teksa shpjegon se përse debatoi me të Elona thotë: “Fakti është se ajo po e kthen këtë shtëpi në një spital psikiatrik” dhe më pas vazhdon duke thënë se ajo nuk ishte në atë stad nervozizmi sa të kishte nevojën e qetësimit nga ana e banorëve të tjerë, por ishte thjesht duke thënë atë që mendonte se është e drejtë. Ndër të tjera Elona thotë për Joanën: “ajo kur e sheh veten në rrezik sillet në këtë mënyrë që të marrë edhe të tjerë me vete, të mos ndëshkohet vetëm ajo”.


Ajo thotë: “Joana nuk dëgjon asnjëherë, por vetëm flet” dhe më pas shton se mënyra se si debaton Joana e bën atë që të çohej në këmbë dhe të ngrinte zërin duke e tepruar kështu me sjelljen e saj.

Edberi e pyet Elonën se çfarë tha që Joana e mori për fjalë banale dhe që e komentoi me banorët si diçka që duhet ndëshkuar. Elona i thotë se ajo përdori shprehjen “e pacipë” për të nënkuptuar një person që e tepron në shumë gjëra dhe tejkalon respektin ndaj tjetrit dhe në njëfarë mënyrë nënkupton një njeri të pakulturuar dhe përmend disa shembuj ku Joana sillet në një mënyrë të tillë.

Teksa Elona bisedon me Edberin, Joana që ndodhet përballë ndërhyn duke i folur Edberit dhe më pas ai shkon pranë saj dhe Joana nis të flasë për Elonën dhe debatin që pati me të.


26 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)