lesbik-300x170Banorët po qëndrojnë në dhomën e ndënjes dhe mes Ilirit dhe Elonës, nis një diskutim. Iliri i kërkon Elonës që ta përfaqësojë atë në lojën që kanë ashtu siç është dhe jo ta pasqyrojë siç do ajo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Elona, duke qënë se këto banorë kanë rolet e njëri-tjetrit sipas zgjedhjes së golgale që bënë vajzat. Në bisedën e Elonës më Ilirin ndërhyn edhe Anaidi në rolin e Rikes i cili me ironi i kërkon Elonës(Ilirit) mos ta ngacmojë Ilirin(Elonën) sepse e ka shoqe.


“Elona” i thotë “Ilirit” se ja pranon faljet që i ka kërkuar dhe e fton që të flasin me njëri-tjetrin. Elona nuk i kthen përgjigje fare. Iliri thotë se është tip tolerant dhe fal. Elona thotë e di këtë gjë por nuk është e njëjta gjë nga ana e saj. Teksa përpiqet të imitojë Elonën, Iliri thotë se është njeri me principe dhe ato ja tregon kujt të dojë.


Më pas Shpendi pyet “Elonën” nëse është lesbike, teksa është vetëm me Eldorën dhe Ilirin. Eldora me shaka fillon ti dërgojë puthje në distancë. Iliri(Elona) reagon duke thënë se mos të bëjë kështu pyetjesh sepse ai nuk e di se si e merr publiku jashtë këtë gjë.


24 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)