Pas përfundimit të provës javore ku fituese e siguracionit 1 vjeçar për makinën doli Elona, banorët rikthehen të gjithë brenda në shtëpi. Vajzat të cila ndodhen në dhomën e gjumit fillojnë menjëherë të diskutojnë rreth veshjeve për ditën e nesërme gjatë spektaklit. Rikja dhe Eldora fillojnë menjeherë të provojnë fustanet që kanë menduar për nesër. Eldora i kërkon opinion dhe ndihmë Elonës, e cila është stilistja e shtëpisë. Por edhe meshkujt janë po aq të preokupuar për veshjet e ditës së nesërme. Vigani hap dollapin e tij dhe fillon të mendojë se cila mund të ishte një veshje opsionale. Elona e konsulton dhe i jep mendimin e saj për atë që mendon ajo.
Shpendi, duke qenë se ka rolin e “Vëzhguesit” nga Big Brother, vjen dhe nxjerr Riken nga dhoma pasi është në të njëjtin ambient me Elonën dhe një gjë e tillë nuk lejohet. Në fakt është Elona që del së bashku me Shpendin nga dhoma. Rikja ndërkohë del në lulishte me Ilirin dhe po flasin për Elonën. Iliri e këshillon Riken që këtë periudhë që nuk flet me Elonën për shkak të penalizmit mos të afrohet shumë me të sepse mund t’i bëjë çudi Elonës dhe fillojnë keqkuptimet. Sipas tij Rikja po e kalon më keq se Elona këtë situatë. Rikja nuk e pranon një gjë të tillë dhe e kundërshton.
18 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)