Banorët ndodhen në lulishte dhe Shpendi i bën një pyetje të drejtpërdrejtë Rikes duke i thënë nëse do më shumë ilirin apo Elonën. Rike nuk i përgjigjet dhe i kërkon banorëve që ta lënë të qetë. Iliri fillon ta ngacmojë Riken duke i thënë se nëse do fliste me Elonën, tani nuk do ishte në lulishte duke bërë diskutime me banorët. Teksa Iliri është duke folur Rikja çohet dhe shkon pranë Anadit. Iliri bëhet “xheloz” dhe i thotë Rikes që për Anaidin nuk lë fjalë pa thënë dhe prapë te ai shkon. Shpendi me Viganin e ingranojnë akoma më shumë Ilirin i cili vetëm flet për Riken dhe e sheh me xhelozi.
Anaidi dhe Rikja janë përqafuar dhe po bëjnë shëtitje në oborr dhe sillen si një çift i vërtetë. Më pas ulen në lulishte dhe Rikja i thotë se nuk ka aspak respekt me të. Të dy bëjnë sikur po zihen dhe Rikja i thotë banorëve se u zunë sepse i thashë Anaidit që dua më shumë Ilirin se atë. Banorët bëjnë shaka me njëri-tjetrin dhe Iliri i thotë Rikes se nuk i dihet mbase e dhe mund të dashurohen dhe të martohen me njëri-tjetrin. Anaidi shton se e vetmja mundësi që Elona të vij në dasmën e tyre është po t’i them hajde në filan vend se ka shtyp Joanën makina. Banorët shpërthejnë në të qeshura.
18 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)