Joana ndodhet në oborr me Xhimin, Edberin dhe Jonildën. Ajo duket shumë e prekur pasi ka vajtur dhe ka parë Anaidin me Marselinin. Ajo është përlotur dhe thotë që Anaidi ishte shumë i uritur. Xhimi ja kthen që nuk e gjen gjë njeriun se nuk hëngri një vakt dhe se lau ca rroba. Ai shton e të gjithë atje mund të kenë kaluar më tepër se aq dhe përsëri janë shëndoshë e mirë. Ai thotë se të gjithë paguajnë atë që bëjnë. Të njëjtën këshillë i jep edhe Jonilda e cila shpreson që Anaidi të mos bjerë më pre e provokimeve.
Joana akuzon Marselinin, duke i përfshirë të gjithë banorët sikur kanë rënë pre e tij, por Anaidi duhet të ketë kujdes tani e tutje. Ajo shton se Marselini i ka thënë “Gay” Anaidit para tre ditësh dhe prandaj çuditet me të se si ka rënë pre e provokimeve. Sipas saj të gjithë banorët ë kanë toleruar Marselinin dhe i kanë dhënë një shans të dytë, por ai ka përfituar nga kjo duke e marrë si dobësi të tyren.
Joana ndihet e prekur në mënyrë të veçantë me Ilirin, i cili ka qeshur në momentin që djemtë u penalizuan. Joana thotë që ka qenë pikërisht Anaidi i cili ka akuzuar Ilirin për fjalë banale brenda shtëpisë. Iliri sipas saj duhet të ishte i fundit që të qeshte mbi penalizimin e tyre. Nëse një gjë e tillë do ti ndodhte Ilirit, ajo kurrsesi nuk do qeshte.
Joanës nuk i del e keqja me Marselinin. Ajo ka vendosur të mos i japë më mundësi tjetër dhe as dorën, për shkak të penalizmit të Anaidit, i cili ra pre e provokimeve të tij. Ajo i shpjegon banorëve se Marselini njëherë hiqet si i fortë dhe nga ana tjetër bën si viktimë.
26 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)