joana8Anaidi shkon afër Joanës e Jonildës e të tre bëjnë shaka e qeshin me njëri-tjetrin, duke folur çuditshëm e duke vënë në lojë pjesën tjetër të banorëve.


Në dhomën e gjumit Olta është duke i bërë masazh Ilirit, ndërsa bisedat mes tyre nuk mbarojnë. Aty shkon edhe Xhimi e Shpendi, të cilët i ngacmojnë, duke nënkuptuar se mund të këtë diçka mes tyre, por banorët bëjnë shaka duke thënë se do të flenë bashkë si dy qeshesha, apo si nëna me fëmijën, duke i treguar banorëve edhe me shaka se midis tyre nuk ka asgjë më shumë sesa miqësi.


Joana e Anaidi rrinë afër njëri-tjetrit në sallon, ndërkohë që Anaidi i kërkon asaj t’i bëjë masazh, duke dashur të përmbushë bastin që ka lidhur me Elënen, e cila është duke i dëgjuar ndërsa po lan enët. Joana nuk pranon t’i bëjë masazh, madje largohet e mërzitur duke i thënë: “Prit sa të mbarojë Elena enët që të të bëjë masazh”. Ndërsa Anaidi e diskuton me Elenën xhelozinë e Joanës, duke i treguar asaj se si ka reaguar ajo ndërsa e ka lënë vetëm dhe ka ikur.


Në dhomën e gjumit kanë shkuar të gjithë banorët, të cilët bëjnë shaka e hedhin batuta me njëri-tjetrin duke qeshur me zë të lartë, edhe pse ka kohë që janë fikur dritat nga Vëllai i Madh.


29 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)