Si çdo javë, vëllai i madh ka futur edhe këtë javë indikacione të reja për sekretet e banorëve që nuk janë zbuluar ende. Banorët kanë të drejtën që të shkojnë në dhomën e sekreteve edhe pa pasur asnjë indikacion, ose edhe për indikacionet që janë dhënë në javët e kaluara. Ata mund të shkojnë në dhomën e sekreteve në çdo moment.
Këtë herë është Xhimi ai që ka guxuar për të shkuar në dhomën e sekreteve. Ai shprehet se ka vëzhguar Eldorën dhe se ka arritur të zbulojë sekretin e saj. Xhimi thotë se duke parë që Eldora ecën ngadalë dhe rri gjithmonë me taka, mund të ketë kryer ndonjë ndërhyrje kirurgjikale për të korrigjuar të ecurën e saj.
Pasi e thotë këtë në dhomën e sekreteve Xhimi merr konfirmimin se supozimi i tij për sekretin e Eldorës është i gabuar dhe si rezultat 50% e shumës së sekretit të tij i shtohet buxhetit të Eldorës.
30 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)