nevila-juli-ardit-bisede-26Ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë janë duke fjetur gjumë, Juliana dhe Nevila bisedojnë në dhomën e ndenjies.


Juliana ka humbur debatin me Rigelsit e Enkelejdit dhe Nevila ia tregon çfarë ndodhi. Ajo e cilëson si “mundje” atë që dy djemtë bënë, duke thënë se Enkelejdi e nisi me shaka, por Rigelsi nuk e kuptoi dhe iu kundërpërgjigj seriozisht.


Më pas dy vajzat dali në oborr për të pirë cigare, me to bashkohet edhe Arditi. Ata flasin për banorin që rrezikon më shumë nga shtëpia këtë javë. Nevila mendon se mund të dalin dy persona, kurse Arditi shprehet se Viola nuk rrezikon, por më shumë ka mundësi të dalë Meridiani.


Ata fillojnë të flasin për familjarët jashtë. Nevila shprehet se e ka marrë shumë malli, por nuk do t’i mendojë se mërzitet pastaj. Por ajo shton se shumë familjarë të saj do jenë mërzitur me të, vetëm për faktin se pi shumë cigare.


Arditi mendon se kur të dalë jashtë, jeta e tij do të jetë ashtu siç ishte para se të hynte. Të njëjtën mendim ndan Nevila dhe Juliana, pasi shprehet se nuk kanë pse të ndryshojnë, vetëm se morën pjesë në Big Brother.

Juliana shprehet se ajo do të sillet normalisht dhe do të bëjë gjërat që ka bërë para se të hynte, por do jenë njerëzit që do t’i flasin, nëse e kanë ndjekur.

Nevila thotë se ndjehet mirë që hyri në Big Brother sepse kishin mundësi ta njihnin, edhe ata persona që nuk e njihnin, por e kishin gjykuar pa e njohur. Ajo thotë se në shtëpi ka qenë pozitive dhe nuk ka frikë se publiku jashtë do ta gjykojë kur të dalë.


Banorët fillojnë të flasin për Zhakun, teksa Arditi thotë se këto ditë i është afruar shumë. Arditi dyshon se mos Zhaku përpiqet të përçajë banorët, pasi i ka bërë përshtypje mënyra sesi afrohet ndaj tij dhe kërkon muhabet.

Arditi mendon se Zhaku është i infiltruar, ndërsa Nevila thotë se ai ka ardhur i përgatitur, ngaqë i ka ndjekur banorët nga jashtë. Nevila thotë se Zhaku të shtyn të bësh diçka, duke të ngacmuar sikur ti nuk e bën dot dhe kjo është një mënyrë provokuese e tij për të futur në sherr.

Arditi dhe Nevila shprehet se kanë merakun e banorëve të vjetër dhe jo të rinj, pasi nuk i shikojnë si rrezik për lojën e tyre. “Do t’i nxjerri prej zhelesh jashtë, sa të kem mundësinë”, thotë Arditi.


Më pas, Arditi, Nevila dhe Juliana shkojnë të flenë gjumë, duke iu bashkuar të gjithë banorëve, të cilët kanë kohë që flenë.


26 mars 2014 (gazeta-Shqip.com)