Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, duket se nuk po kalon dhe aq ditë të mira, pasi ka një problem shëndetësor.


Autorja e hitit “In the name of love”, vuan nga infeksioni i sinusit, që është një inflamacion i indeve dhe membranës dhe karakterizohet nga dhimbje koke, ethe, mukus i trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës.



Këtë e ka zbuluar vetë 30-vjeçarja teksa ka postuar disa video në “Instastory”, ku shihet e shtrirë në shtrat dhe në një gjendje jo fort të këndshme.


Bebe shprehet se mezi merr frymë, mezi dëgjon dhe ka dhimbje të tmerrshme koke prej ditësh.




“E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksion i sinusit”, shprehet ajo.



Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, që ka korrur goxha sukses duke na bërë tepër krenarë.



Ndonëse ka munguar me projektet e saj muzikore, Bebe ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit foto e video nga përditshmëria e saj.