Bebe Rexha ka folur hapur për pritshmëritë e saj në një takim romantik, duke treguar se nuk do ta pranonte mirë nëse një mashkull do t’i kërkonte të paguante gjysmën e faturës.

Këngëtarja shqiptaro-amerikane tha se për të, mënyra se si një mashkull sillet gjatë një takimi mund të jetë një tregues i rëndësishëm për interesin dhe qëndrimin e tij.

Rexha u shpreh prerazi se nëse një djalë do të dilte në takim me të dhe në fund do t’i kërkonte të paguante gjysmën e faturës, ajo nuk do të pranonte të dilte më me të.

Nëse një djalë del në takim me mua dhe më kërkon të paguaj gjysmën e faturës, nuk do të mi shohë kurrë më sytë

-është shprehur këngëtarja.

Komentet e saj kanë nxitur diskutime rreth mënyrës se si duhet të ndahet fatura në takimet e para dhe nëse pagesa duhet të jetë përgjegjësi e njërit prej personave apo të ndahet mes të dyve.

Bebe Rexha është e njohur për mënyrën e drejtpërdrejtë të të shprehurit dhe edhe këtë herë nuk ngurroi të tregojë qartë se çfarë pret nga një takim.

Për këngëtaren, gjestet dhe sjellja gjatë një takimi duket se kanë po aq rëndësi sa vetë biseda dhe kimia mes dy personave.