Bebe Rexha ka hapur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore me publikimin e këngës “Dirty Blonde”, projekti i parë nga albumi i ri vizual I Like You Better Than Me.
Kënga është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe shënon fillimin e një serie prej 13 këngësh që do të lançohen gradualisht. Duke qenë një album vizual, çdo projekt pritet të shoqërohet me videoklip, duke ofruar një eksperiencë të plotë audiovizuale për fansat.
Në të njëjtën ditë, artistja publikoi edhe një video përmbledhëse me fragmente nga këngët e albumit, ku vëmendje të veçantë mori një pjesë nga kënga “Çike çike”. Në këtë fragment, Rexha surprizon publikun duke kënduar në shqip vargjet:
“Çike çike, luje belin çike; Ti je një bombë, bombë atomike”.
Moment që është pritur me shumë entuziazëm nga fansat shqiptarë. Albumi i plotë pritet të publikohet së shpejti dhe, bazuar në reagimet e para, projekti pritet të jetë një tjetër sukses në diskografinë e artistes.


