Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka uruar festat e nëntorit në mënyrën e veçantë. Artistja ka publikuar pamje nga festimet e bashkatdhetarët shqiptarë në Amerikë.
“Urime festat e nëntorit”, ka shkruar Bebe në postimin e saj në InstaStory.

Vlen të theksohet gjithashtu se edhe një video tepër emocionuese e Rita Orës është bërë menjëherë virale në internet, ku këngëtarja me origjinë shqiptare shihet teksa zbret në tokën shqiptare dhe e prek atë me dorë.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur sot në Kosovë së bashku me bashkëshortin e saj, Taika Waititi. Ka qenë, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga momenti kur Rita zbret nga avioni privat në Kosovë.
E lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ylli i muzikës feston sot 33 vjetorin e lindjes dhe mesa duket artistja ka zgjedhur vendin e saj për të festuar ditëlindjen.
Sapo zbriti, këngëtarja preku me duar tokën dhe u pa shumë e emocionuar dhe e lumtur që ka ardhur në Kosovë.

