Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të “AfterParty” me Luanën, ku ka zbuluar shumë detaje rreth vetës.
Zaimina është shprehur se ky vit i ri ta gjejë me një “bebush tjetër”. Këngëtarja bëri gjithashtu edhe një dedikim dashurie për partnerin, të cilit i tha: “Deri në fund të jetës, unë ia kam dhënë premtimin vetës që do jem me ty, do jemi të dy, ti më ke mua”.
Ndërsa e pyetur se cili është “vendi më i çuditshëm ku ka bërë dashuri”, Zaimina tha: “Pippp”. Ajo shtoi se preferon më shumë një dasmë private se sa tradicionale.
Nga ana tjetër, Vasjari tha se nëse “nesër zgjohet bilionere do të ndërtonte për ata që me të vërtetë kanë nevojë”.
Intervista e plotë:
Të lexoje mendjen e njerëzve apo të flisje me kafshët?
Të flisja me kafshët
Arkitektura apo muzika?
Arkitektura
Trupi seksi apo mendje e zgjuar?
Sigurisht që mendje e zgjuar do ishte e para, por edhe një trup seksi nuk do të ishte keq.
Veshke seksi apo sportive?
Sportive
Dekolte e hapur apo minifund?
Dekolte e hapur
Të të “mbulojë” me puthje apo trëndafila?
Me puthje
Takimi juaj i parë apo puthja juaj e parë?
Puthja e parë
“1 me 6” apo “Do pi”?
“1 me 6”
“Bonito” apo “Chupa chupa?”
“Bonito” se është kënga ime e parë
Blero apo Kastro Zizo?
Të dy
Megi Pojani apo Olti Curri?
Janë të ndryshëm, nuk mund të zgjedh një. Por Olti sigurisht se është mik prej shumë vitesh. Edhe Megi është një gocë shumë, shumë e mirë dhe mikeshë e mirë.
Dasmë private apo dasmë tradicionale?
Private
Dushi vetëm apo me partnerin?
Dhe vetëm dhe me partnerin
Seksi më i mirë para apo pas lindjes së vajzës?
Është i njëjtë
“Viti i Ri 2021” dua të më gjejë me…
Një bebush tjetër
Nëse do të isha mashkull për një ditë do të…
Do të kuptoja femrat më shumë
Kënga shqiptare që jam fiksuar për momentin është…
Kida me “Drunk”
Nëse nesër zgjohem bilionere, gjëja e parë që do të blija është…
Do të ndërtoja, nuk do blija. Do të ndërtoja për njerëzit që vërtetë kanë nevojë.
Vendi më i çuditshëm ku kam bërë dashuri është në…
Pippp
Bëji një dedikim dashurie “live” partnerit të jetës!
Deri në fund të jetës, unë ia kam dhënë premtimin vetës që do jem me ty, do jemi të dy, ti më ke mua.