Duket e çuditshme, por Dj Sardi ka zbuluar në emisionin “Jashtë Loje” një eksperiencë të paimagjinuar më parë.
Në një intervistë me moderatoren, Sidorela Gjoni, në Top News, ai rrëfen se kur ishte i vogël pinte kafe turke, por jo vetëm kaq, mamaja e tij e gënjente sikur po i lexonte filxhanin, duke i parashikuar të nesërmen në shkolla.
“Kur bëja detyrat zakonisht pija kafe turke dhe i thoja mamit të më shihte filxhanin, edhe mami normalisht më gënjente. Njëherë më tha nesër do marrësh tre dhjeta.Vete në shkollë mora dhjetën e parë, të dytë e të tretë edhe shkova tek klasa e mamit edhe i thashë “Mami doli filxhanin.” u shpreh Sardi duke qeshur.
Me profesionin si mësuese, mamaja e Sardit ka ditur mirë si ta manipulojë djalin e saj për ta nxitur që të dilte sa më mirë në mësime.