Ka shumë personazhe të njohur që nuk ndajnë me ndjekësit e tyre fotografi nga fëmijëria e tyre. Por nuk është rasti i këngëtares, Beatrix Ramosaj.
Kjo e fundit ka publikuar një ditë më parë një foto të realizuar disa vite më parë. Në pozën e postuar në “Instastory”, ajo shfaqet me flokë të prera shkurt mbi supe.
“Trixa e vogël”, shkruan këngëtarja në foton kur akoma nuk ishte bërë e njohur për publikun. Kjo ishte një foto shumë ndryshe nga të tjerat, pasi jemi mësuar që në profilin e saj në “Instagram” të shohim imazhe provokuese dhe seksi.
Nga ana tjetër, Beatrix u rikthye në tregun muzikor pas tre vitesh shkëputje. Ajo solli një bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Eugent Bushpepën dhe videoklipi i këngës kishte skena shumë hot.