Showgirl-i i njohur italian, Belen Rodriguez, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas disa daljeve të fundit publike që kanë ngjallur interes të madh në Itali.

Sipas raportimeve të revistës italiane Chi Magazine, Rodriguez po kalon një periudhë të re në jetën e saj personale, të cilën burimet e përshkruajnë si një “rilindje” pas një kohe të vështirë. Ajo është shfaqur më aktive si në jetën private, ashtu edhe në atë publike.

Në ditët e fundit, ajo është parë në shoqërinë e miqve dhe bashkëpunëtorëve të saj të afërt, përfshirë menaxheren Antonia dhe trajnerin personal Gaetano Fidanzati.

Ky i fundit ka tërhequr vëmendje të veçantë të mediave. I lindur në vitin 1991 në Milano, Fidanzati është i njohur në fushën e fitnesit dhe stërvitjes intensive, ku punon si “performance coach” dhe ka bashkëpunuar me disa figura të njohura të showbiz-it italian.

Sipas të njëjtave burime, dyshja është parë së fundmi duke darkuar në një lokal historik në Milano, ku kanë qenë të relaksuar dhe pa u munduar të fshihen nga vëmendja e kamerave. Madje, ata janë përshëndetur edhe me të pranishmit, ndërsa në disa momente janë parë të kapur prej dore dhe në qëndrime mjaft të afërta.

Ky afrim ka mjaftuar për të ndezur menjëherë spekulimet mbi një lidhje të mundshme mes tyre, ndonëse deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë Rodriguez apo personat e përfshirë.

Image