E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka folur më shumë për lajmet më të bujshme të momentit nga showbizi…
Pjesë nga intervista:
Nisur nga intervista e Encës në “Goca & Gra”, si e shikon ti si menaxhere artistësh faktin që një personazh publik shqiptar pranon që është pjesë e platformës “OnlyFans”?
“OnlyFans” ka dalë pak nga normat e veta, sepse kur është hapur në fillim, është hapur pikërisht për artistët. Ka qenë një plaftormë që është hapur për ta, duke qenë se artistët nuk paguheshin mirë nga kompanitë apo klikimet, u hap si kompani që artistët të kishin një plaformë drejtpërdrejtë me fansat e tyre. Postonin këngë, postonin video, postonin gjëra nga jeta e tyre, pra nuk është se ishte eksplicite për pornografi apo gjëra të këtij lloji.
Kur doli pastaj nga rruga, ishte kur u ndryshuan pronarët dhe një nga ta mori 75% të kompanisë, ai ka “Live WebCams” dhe aty ndryshoi çdo gjë për “OnlyFans”. Që ta pranojë një artist shqiptar që është në “OnlyFans”, ne kemi akoma shumë tabu si vend dhe është goxha e guximshme. Por jashtë ka shumë njerëz të showbizit që e përdorin. Për shembull Bad Barbie bën gati 59 milionë dollarë në vit. Bella Thorne bën 100 milionë dollarë, Blac Chyna, Cardi B. Cardi B është në OnlyFans dhe është ndër Top 10 më të paguara.
Si funksionon “OnlyFans”?
Në “OnlyFans” mund të postosh çdo lloj gjëje, për shembull një video duke gatuar mund ta postosh si një gjë ekskluzive. “OnlyFans” është me ‘subscriptions’ mujor që bën çdo personazh, për shembull abonim 5, 10 apo 15 dollarë dhe pastaj për gjëra ekskluzive që mund të kërkohen, është pagesë për person, çfarë mund të kërkojë një person. Të kontakton në DM, bën kërkesë dhe nëse artisti pranon, mund të të paguajë ai personi. /TAR/