Gwyneth Paltrow po rikthehet pas me kujtimet e saj, duke ndarë detajet rreth aftësive të ish-ve të saj Ben Affleck dhe Brad Pitt në dhomën e gjumit. Pasi u tha dëgjuesve të “Call Her Daddy” në episodin e së mërkurës se të dy aktorët ishin “good kisser” kur u takuan, prezantuesja Alexandra Cooper pyeti se kush ishte më mirë në shtrat. 50 vjeçarja pranoi:

Kjo është vërtet e vështirë. Sepse Brad ishte si një lloj kimie madhore, dashuria e jetës, një lloj bashkimi. Dhe atëherë Ben ishte teknikisht i shkëlqyer. Nuk mund ta besoj se vajza ime, po e dëgjon këtë!

Kur më vonë duke luajtur “F-k, Marry, Kill” me Affleck, 50 vjeç, dhe Pitt, 59 vjeç, dhe ish-bashkëshortin e saj, Chris Martin, në mendje, aktorja tha se do të bënte seks përsëri me Pitt. “Unë mendoj se do zgjidhja Brad,” tha Paltrow, duke vënë në dukje se ajo do të zgjidhte të “rimartohej” me frontmenin e Coldplay.

Ajo vazhdoi të thoshte se ndërsa Affleck e bënte atë të qeshte më shumë, Pitt ishte një partner më romantik dhe aktori më i mirë. Biznesmenja u fejua me Brad Pitt në vitin 1996. Pas ndarjes së tyre, Paltrow vazhdoi me Affleck.