Ndërsa ish-burri i saj Ben Affleck u martua me Jennifer Lopez në Las Vegas gjatë fundjavës, Jennifer Garner e mbajti veten të zënë.
Nëna e tre fëmijëve, 50 vjeç, bëri pushime në Liqenin Tahoe, një destinacion që tërheq shumë të famshëm, ndërsa ish-i i saj shkruante betimet me JLo në Sin City dy ditë më parë. Ajo ndau me ndjekësit në Instastory një foto, ku dukej në një lartësi nga liqeni.
Ju kujtojmë që pasi pritën në radhë për një licencë martese në Clark County, Nevada, Affleck dhe Lopez më në fund u martuan. Këngëtarja kishte veshur një fustan “nga një film i vjetër”, ndërsa aktori kishte veshur një xhaketë të bardhë nga dollapi i tij.
Pas ndarjes së tyre në vitet 2000, të dy aktorët më vonë u martuan me partnerë të rinj dhe patën fëmijë; Ben u martua me kolegen e tij të “Daredevil” Jennifer në 2005 dhe çifti ishte së bashku për dhjetë vjet përpara se të divorcoheshin në 2015.
Së bashku me binjakët 14-vjeçarë të Jennifer Lopez, Emme dhe Max, të cilët ajo i ndan me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony, aktori dhe tre fëmijët e Jennifer-it, Violet, Seraphina, dhe Samuel ishin të pranishëm në dasmë.