Miri dhe Selin kanë biseduar sot me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur dhe babai i banores.

Teksa Miri po i përsëriste një gjë, Selin iu kthye duke i thënë se është fiks si babai i saj: “Më duket sikur e kam përballë, po nuk e beson njeri”.

Më pas këngëtari e pyet nëse do t’a takojë ndonjëherë dhe balerina iu përgjigj: “Nuk e di, ndoshta edhe e ke mërzitur”.

Ndërkohë kujtojmë se babai i Selin ka bërë deklarata të forta kundër Mirit, duke e quajtur atë ‘zhigolo dhe pervers’. Gjatë një bisede telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ai shtoi se sipas tij, Miri bën çdo gjë për famë dhe lekë.

Pjesë nga biseda:

Selin: Për Zotin nuk e beson njeri, po fiks…

Miri: Si jam? Fiks ça?

Selin: Më duket sikur e kam përballë, po nuk e beson njeri

Miri: A do ta takoj ndonjëherë?

Selin: Nuk e di se ndoshta edhe e ke mërzitur

Miri: Jo, nuk të kam mërzitur kurrë dhe ai e di se ça bëj unë.

Selin: Se di

Miri: E di pra. Kur thua fiks, ai e kupton se pse e bëj unë.