Mbrëmjen e djeshme Mateo duket se është mërzitur me Brikenën, e cila ka biseduar me Rogertin. Sipas tij, banorja flet me të gjithë ‘armiqtë e tij’.

Mateo e ka ndarë këtë shqetësim me Gimbon dhe Shëndritin, me të cilët ka krijuar një raport mjaft të mirë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Pjesë nga biseda:

Shëndriti: Nuk po influencoj asgjë, po ishte një situatë shumë…, mos bëj hajgare me u ndikuar prej Rogertit

Gimbo: A bën me ditë si është puna?

Shëndriti: Tregoi siç me tregove mua

Mateo: Shkon e bën diskutim me të gjithë armiqtë e mi, me të gjithë ato që merren me mua nga mëngjesi në darkë. Për ça flet? Vjen aty me arushin e Artanit, te sfida. Mua Artani më qanë dërrasat nga mëngjesi në darkë, ça nuk më thotë lloj-lloj llafesh dhe më vjen me arushin e Artanit. Ça jam unë debil?

Gimbo: A do me të treguar të drejtën? Kjo është pak tepër.

Mateo: Hajde bëjmë temë, apo varja se mban. Muhabet me Rogertin

Gimbo: Po në një shtëpi e ka

Mateo: E ke kundërshtar tjetrin. Do bësh diskutim, do marrësh sugjerime dhe këshilla. Apo me marrë mend nga Rogerti për marrëdhënien tënde.

Shëndriti: Do i them Brikenës je bërë shumë e lodhshme.