Pas distancimit nga Kristi, Olta ndërsa ka qenë duke biseduar me Deamishel është shprehur se ai po mbështet Luizin dhe po “hedh baltë” ndaj saj dhe Maestros.

Në bisedë e sipër, ajo është shprehur se do tia prishë skemën Krisit dhe se nuk do tia mbajë më lojën.

Olta: Kristi nuk përballet, nuk është përballur asnjëherë deri tani. Bën kot këtë filozofin, nuk është lojtar i guximshëm, që ta marrë vetë diçka dhe ta çojë deri në fund.  Një luftë të vetën , një betejë të vetën, kur?

Tani është kapur te Luizi dhe te Jona, dhe ça bën dhe hedh baltë ndaj meje dhe Maestros që kemi 2 muaj e gjysëm këtu.  Kjo është mosmirënjohje, kur ti ke çdo ditë debat me mua.

Dhe ia kam thënë disa herë që nuk dua të kem të bëj më me ty.  Ka filluar më bezdis kur më flet, se aq e shëmtuar është skema e tij.

Nuk dua tia mbaj lojën, do ia prish skenën.