Amber dhe Valbona janë përfshirë sot në një debat me njëra-tjetrën. Amber i tha gazetares se nuk e mbështeti atë dhe Rozanën në situatat e tyre, pasi ato ndërtuan një debat dhe nuk e çuan deri në fund.
“Jeni njerëz të shtirur, që nga Rozi e para dhe ti e dyta”, i tha Amber-Valbonës, ku kjo e fundit shprehej: “Faleminderit, është mendimi jot. Mua nuk ma prishi jetën G-Bani që më ngacmoi dhe donte të më shikonte. Mua G-Bani nuk ma prishi jetën, më ngacmoi”.
Amber shton se Valbona përqafoi dikë që vetë e akuzoi si maniak: “Për ça je këtu për të përqafuar maniakët? Nuk paske seder”.
Nga ana tjetër, Amber shprehet se “Laerti bën gjeste maniaku, të pështira, veprime të shëmtuara”.
“Laertin po t’a shikosh nëpër kamera dhe të kthehet kamera e të fokusohet nga Laerti, Laerti jo gjeste maniaku që bën, po bën gjeste shumë të pështira, po ta dish ti në këtë shtëpi. E kupton? Me shaka i bën, nuk i bën me shaka, i bën. Bën veprime të shëmtuara, kaluar një maniaku. Nëse G-Bani e ngriti zërin dhe tha se e ka marrë malli të shohë një femër shqiptare, ashtu është. E kupton”, tha Amber.
Këtu ndërhyn Xumi i cili e pyet nëse ia thotë dot në sy këto fjalë Laertit, Amber tha: “Ja them, si nuk ja them”.





