Rikthimi i “Big Brother VIP Radio” në valët e Top Albania Radio ka sjellë jo vetëm diskutime për lojën, por edhe momente më personale nga banorët.
Gjatë intervistës, Rogerti e vendosi Edisën përballë një pyetjeje direkte për jetën sentimentale: “A e ka gjetur dashurinë apo është ende në pritje?”.
Banorja u përgjigj me sinqeritet, duke theksuar se në moshën që ka, ka kaluar eksperiencat e saj, por aktualisht është beqare. Megjithatë, ajo shtoi me bindje se është “beqare, por kurrë vetëm”, duke lënë të kuptohet se nuk ndjen mungesë në jetën e saj.
Edisa u tregua e rezervuar për një lidhje, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të zbulojë asgjë derisa të jetë e sigurt për personin e duhur.
Atëherë, normalisht në moshën që kam, unë kam pasur eksperiencën time të jetës… Kam një shprehje për situatën në të cilën ndodhem, ‘beqare, por kurrë vetëm’. Deri në momentin që te gishti do të shihni një diamant, unë nuk kam dëshirë të deklarohem.
E pyetur më tej për tiparet që kërkon te një partner, ajo nuk hezitoi të tregojë preferencat e saj: një mashkull me sy jeshil, fizik të mirë dhe mbi të gjitha me karakter.
