Futbollisti i njohur shqiptar, Myrto Uzuni, ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga dasma e motrës së tij, një ditë e mbushur me emocion dhe gëzim për familjen.
Përmes një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Uzuni shprehet:
“Sot iu realizua ëndrra… dhe unë bëra gjithçka që motra ime të ndjejë lumturinë që meriton. Të trashëgohesh motra ime!”
Së bashku me dedikimin prekës, ai ka publikuar edhe një video nga festa, ku motra e tij shfaqet e veshur nuse, duke kërcyer në mesin e të ftuarve.
Ndërkohë vetë Uzuni shihet duke hedhur para në shenjë gëzimi, një traditë e zakonshme në dasmat shqiptare.
Momenti është pritur me shumë urime dhe komente pozitive nga ndjekësit, të cilët i kanë dëshiruar çiftit lumturi dhe jetën e gjatë së bashku, ndërsa futbollistin e kanë përgëzuar për lidhjen e fortë familjare.



