Vëllai i Madh u kërkoi mbrëmë banorëve që të organizonin një dasmë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sapo lexuan zarfin, ata nisën duke ndarë rolet dhe nusja e dhëndri u bënë Kiara me Luizin.
Moderatorja shkëlqeu e gjitha me fustanin e nusërisë si dhe këngëtari u bë mjaft elegant me kostumin serioz. Gjatë ceremonisë që e mbajti Kristi, i cili kishte rolin e priftit, Kiara vendosi që t’i dhuronte Luizin puthjen që ai aq shumë e priste.
Pas dasmës të gjithë kanë nisur që të komentojnë se si rrodhën gjërat. Madje edhe vetë Luizi ka bërë një deklaratë teksa bisedonte me Kiarën dhe Efin.
View this post on Instagram
Ai u shpreh se nëse do shkonte babai i Kiarës për të surprizuar të bijën, do e takonte edhe ai.
“E bëra edhe një kërkesë të fundit që kisha, e kanë mbajtur shënim. Për Zotin i thashë, kërkesën time të fundit dua ‘o babin, mamin o vëllain e Kiarës’ me i sjellë këtu. Jo për mua, për Kiarën. Po erdhi i ati, do e takoj. Po i erdhi e ëma dhe i vëllai, do ta lë t’i takojë vetë”, tha Luizi.