Gjesti, fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, i cili fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh në natën finale të 19 prillit, ka dalë për herë të parë publike pas përfundimit të spektaklit.
Pas një periudhe relativisht të qetë, ai ishte i ftuar në emisionin “Portokalli”, ku u përball me një pyetje provokuese nga aktori Visjan Ukcenaj, i cili luajti rolin e “Minionit”.
Visjani, duke iu referuar ngjarjeve që ndodhën gjatë spektaklit dhe pas tij, e pyeti: “Bëre gjë me Eglin tani që dole?”.
Reagimi i Gjesti ishte i shkurtër, por shumë ekspresiv: “U kry!”, duke konfirmuar kështu afrimin e tij me Eglin.
Ky përgjigje, e cila u prit me të qeshura nga publiku në sallë…pasi kjo ka qenë shprehja e Gjestit.
Pas këtij momenti, Gjesti, i cili gjatë gjithë kohës është shquar për natyrën e tij të rezervuar dhe diskrecionin në lidhje me jetën personale, tani ka zgjedhur të jetë më i hapur, duke ndarë një pjesë të marrëdhënies së tij me Eglin.ndonëse dhe me humor.