Reperi i njohur French Montana, emri i vërtetë i të cilit është Karim Kharbouch është fejuar me princeshën e Dubait, Sheikha Mahra Mohammed Rashed Al Maktoum. Rikthimi i romancës së tyre është bërë publike pas një propozimi romantik që French i bëri Sheikha Mahra gjatë “Paris Fashion Week” në qershor, pak ditë pasi ai debutoi për herë të parë në pasarelën e markës ‘3.Paradis Ready to Wear Spring/Summer 2026’.
Çifti nisi lidhjen në tetor 2024. Megjithatë, ata nuk e bënë publike romancën e tyre deri në këtë verë, kur u shfaqën së bashku në disa evente të “Paris Fashion Week”, duke mbajtur dorën e njëri-tjetrit. Sheikha Mahra ka pasur një martesë të mëparshme me Sheikh Mana bin Mohammed bin Rashid bin Mana Al Maktoum, me të cilin ka një vajzë 15-muajshe. Ajo shpalli ndarjen e tyre në korrik 2024 përmes një postimi të ashpër në Instagram. French Montana, i cili më parë është lidhur me emra si Khloe Kardashian, Iggy Azalea dhe Rubi Rose, nuk ka komentuar publikisht fejesën.