Në skenën e konkursit ndërkombëtar të bukurisë “Miss Universe 2026” një gjest i një modeleje ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar dhe mediave rajonale. 22-vjeçarja Maria Aleksandra Ivezaj, e cila përfaqëson Malin e Zi në këtë kompeticion, gjatë prezantimit të kostumeve kombëtare bëri me duar simbolin e shqiponjës dykrenare shqiptare.
Gjesti i saj bëri bujë në rrjet me pretendimet se shqiponja dykrenare është një nga simbolet e identitetit kombëtar shqiptar. Ndërkohë vetë modelja Ivezaj publikoi në Instagram fotografi me kostumin e saj kombëtar, ku shfaqet sërish duke bërë simbolin shqiptar.
Reagimi i modeles u komentua gjërësisht në rrjetet sociale ndërkohë që u shoqërua me reagime të ndryshme për përdorimin e këtij simboli nga një përfaqësuese e Malit të Zi.
