Një influencuese e njohur e fitnesit, e cila ndihmoi në themelimin e “Hype House” në “TikTok”, u përball me një stuhi reagimesh të ashpra pasi bëri një postim për Charlie Kirk, pas vrasjes së tij të tmerrshme javën e kaluar.
Është fjala për 26-vjeçaren Daisy Keech Yerger, e cila ripostoi disa postime të Kirk, përfshirë edhe një video të vajzës së tij të vogël. Në këtë mënyrë ajo ndau me 5.1 milionë ndjekësit në “Instagram”, hidhërimin e saj për vdekjen e Kirk.

“Sa e pafalshme. Sa e padrejtë që një njeri kaq i mrekullueshëm është zhdukur në këtë mënyrë. Më theu zemrën. Faleminderit Charlie për gjithçka që ke bërë për të rinjtë e vendit tonë. Sa shumë dashuri dhe dhembshuri për familjen e tij”, shkroi influencuesja e njohur në postimin e saj.
Por reagimet e ndjekësve të saj nuk pasqyronin dhembshurinë e Yerger, pasi shumë lanë komente të pakëndshme në postimin e saj,
“Më humbe me ato budallallëqe, shumë jashtë realitetit”, komentoi një fans.
Disa e kritikuan 26-vjeçaren për ‘empatinë selektive’ të saj, pas vitesh që nuk foli për çështje dhe tragjedi të tjera që kanë bërë bujë, përfshirë vrasjen e George Floyd dhe luftën Izrael-Hamas.
“Nuk ke bërë kurrë një postim që flet për Zotin. Tani do flasësh për të. Mirupafshim vajzë”, i ka shkruar një tjetër.
Pas këtyre reagimeve të ashpra, influencuesja ka vendosur që t’u kthejë përgjigje dhe i ka quajtur ata ‘të sëmurë’.
“Unë nuk flas kurrë për politikën për shkak të gjithë përçarjes që krijon, por e gjithë kjo e keqe më sëmur. Nëse po gëzoni për vdekjen e një babai dhe burri, lutem për shpirtin tuaj. Mos lejoni që këta demonë t’iu bëjnë të harroni se çfarë ka vërtetë rëndësi këtu. Ju inkurajoj të gjeni Zotin, Ai do t’iu shpëtojë. Ai iu do të gjithëve”, shkroi 26-vjeçarja në kundërpërgjigjen e saj kundër komenteve negative dhe gjithë urrejtje.