Mjekra është padyshim një temë e nxehtë për momentin. Burrat që mbajnë mjekër shpenzojë shumë në vajra dhe balsame për t’a mbajtur sa më mirë atë. Disa mbajnë mjekër të shkurtër, por ka edhe nga ata që e preferojnë të gjatë.

Një baba, i cili kaloi 21 muaj duke rritur mjekrën, ka marrë një vendim të papritur për një transformim drastik. Logan Peterson punësoi bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, për t’i hequr mjekrën.

Këtë moment ai e ndau me 486 mijë ndjekësit e tij në “Instagram”, ku bashkëngjitur me videon shkruante:

“21 muaj për të rritur mjekrën, iku në sekonda!”.

Në videon në fjalë ai pyet familjarët nëse janë gati dhe gjithashtu u thotë që të mos i prekin flokët.

E teksa nis procesi i heqjes së mjekrës, Logan i lutet familjes së tij që ‘t’i hapë kohë për t’a përpunuar’ gjithë atë që po ndodhte. Pasi hoqi gjysmën e mjekrës, ai nisi që të përgatitej për raundin e dytë të ndryshimit të tij të madh.

View this post on Instagram

A post shared by Logan Petersen (@_logan_pete_)

Në fund, Logan merr përsipër dhe përfundon vetë të gjithë procesin. Madje ai u kërkon familjarëve që të mbajë mustaqe, por të gjithë i thanë ‘jo’.

Pasi e hoqi të gjithë mjekrën, një zë në sfond dëgjohet teksa thotë: “Ti je një djalë i pashëm”.

Që kur video është hedhur në rrjetin social “Instagram”, njerëzit kanë komentuar pafund dhe i shkruajnë se duket ’20 vite më i ri’.

“Ti dukesh shumë më mirë pa mjekër”, i komentojnë disa të tjerë.