Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni intime. Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Tedi, portreti i të cilit ende nuk është zbuluar.

Dasma është zhvilluar më 14 shtator, pranë Tiranës, në një atmosferë të ngrohtë familjare, larg syve të publikut.

Burime të afërta tregojnë se ceremonia ishte e organizuar me shumë kujdes dhe elegancë, ku të ftuarve iu kërkua që të mos ndanin foto apo video në rrjete sociale, për të ruajtur privatësinë e çiftit.

 Ky detaj e ka bërë ngjarjen edhe më të veçantë, duke mbajtur gjithçka larg zhurmës mediatike.

Megjithatë, duket se vetë Besa ka dhënë disa sinjale për këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë momente simbolike që lidhen me ditën e saj të madhe.

Kjo martesë shënon një kapitull të ri dhe të lumtur për këngëtaren e njohur, e cila tashmë jo vetëm si artiste, por edhe si grua e martuar, fillon një rrugëtim të ri në jetë.