Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, kurorëzoi fundjavën e kaluar dashurinë me partnerin e saj në martesë.
Ceremonia private është mbajtur në Dhërmi, ku të ftuarit kanë qenë të paktë dhe çifti kishte kërkuar paraprakisht që mos të postohej asgjë në rrjetet sociale.
Së fundmi, Besa ka ndarë me ndjekësit një foto ku shfaqet duke mbajtur dorën e partnerit, të dy me unaza.

Foto nga ceremonia kanë rrjedhur, ku zbulohet dhe djali që i ka rrëmbyer zemrën Besës, ai është Tedi Tase, që në fakt është dhe menaxheri i këngëtares.
Besa dhe Tedi janë në një lidhje të konsoliduar prej vitesh tanimë, ndonëse e jetojnë këtë histori dashurie larg syve të publikut. Dasma ka qenë shumë private, me shumë pak miq dhe personazhe të famshëm.