E ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Elona Duron këtë javë ka qenë Besa Kokëdhima. Artistja e mirënjohur ka ndarë detaje ekskluzive mbi albumin e saj më të ri muzikor, të titulluar “ADN”. Artistja e përshkruan këtë album si një kthim drejt identitetit të saj krijues dhe emocional, duke e cilësuar si punën më personale të realizuar deri më sot.
Pse albumi i ri i Besa Kokëdhimës titullohet “ADN”?
Sepse pavarësisht se unë eksploroj shumë në trende të ndryshme muzikore dhe mendoj se ndër shtyllat kryesore të miat mbeten interpretimet që janë balada, si edhe në albumin e ri. ADN-ja artistike.
Sa personal është ky album për artisten në krahasim me projektet e tjera të mëparshme?
Ky album është shumë personal sepse në fakt edhe ideja fillestare dhe mënyra se si lindi. Disa prej këngëve unë i kam shkruar që në 2025 dhe 2026 ama puna intenisve që ka filluar për këtë album ka qenë në Janar. Tek ky album i kam dhënë realisht lirinë vetvetes që të shkruaj gjithçka siç më vjen dhe si e ndjej pa kufizime. I kam shkruar vetë tekstet, përveç “Born Wild” që e kam bashkëshkruar me një kompzitor francez.
Mendon Besa se “ADN” e përfaqëson si artiste dhe si person?
Mendoj se përfaqëson disa ngjyra të miat artistike dhe skuta të miat personale. Mund të sjell edhe disa shembuj: këngë “1000 jetë” e kam shkruar për bashkëshortin tim, kënga “Zjarr” është një përjetim i imi, unë jam natyrë epike, shumë emocionale dhe e ndjeshme. Kënga “Zjarr” ka brenda pak sfidë, pak vetëflijim, sakrificë dhe pak nuanca toksike. “Baba ka t’drejtë” unë e kam kthyer në atë që çfarë force dhe vetëbesimi mund të japë në një botë kaq të vështirë për femrat, çfarë shtylle e rëndësishme që janë baballarët.
