Marrëdhënia mes Selin dhe Mirit është tashmë zyrtarisht e krisur. Gjatë prime-it të kësaj të marte u transmetua klipi ku Miri e cilësonte Selin si besëprerë, ndërsa u shpreh se ka marrë thika pas shpine prej saj. Nga ana tjetër, Selin tha se e ka pritur nga Miri këtë sjellje. Rogerti, nga ana tjetër, tha se ata do të kthehen sërish së bashku në lojë, pas largimit të Gimbos.
“Është parë qartë si jemi përballur pas kësaj ndarjeje në lojë. Do të thoja që asnjë nga banorët nuk e besonte që kështu është e vërteta. Jemi të ndarë, kam ngelur pak keq nga kjo pjesë, se nuk më është thënë në sy do e bëjmë lojën vetëm. Unë këtë e prisja në çdo moment, e pyesja, a jemi bashkë apo jo. Ndodhi ajo që ndodhi, thika pas shpine. Të vazhdojë vetëm, i uroj fat”, u shpreh Miri.
“Dua t’i them Rogertit të mos shqetësohet për familjen time. Për pjesën e Mirit, mezi po prisja prime-in e sotëm se e dija që kishte folur për mua. Miri në çdo cep të shtëpisë flet vetëm për Selin. E kam pritur nga Miri këtë qasje”, tha Selin.
“Unë nuk flas vetëm për Selinin, vetëm kur më pyesin”, u shpreh Miri.
“Selin mezi po pret që Gimbo të largohet nga shtëpia dhe të rikthehet edhe njëherë me Mirin”, tha Rogerti.


