Një grua në Shangai akuzohet se ka shkaktuar disa aksidente rrugore duke ndryshuar vazhdimisht pozicionin e një pasqyre trafiku pranë shtëpisë së saj. Ajo besonte se pasqyra i sillte energji negative, sipas feng shui-t, një traditë kineze që lidh vendosjen e objekteve me fatin, shëndetin dhe mirëqenien.
Sipas familjes, ajo vuante nga probleme shëndetësore dhe “fat i keq” dhe një ekspert feng shui i tha se pasqyra ishte shkaku. Edhe pse banorët e lagjes paralajmëruan se pasqyra ishte e rëndësishme për shoferët, gruaja vazhdoi ta lëvizte. Autoritetet u detyruan të ndërhyjnë pasi u raportuan disa aksidente. Policia e paralajmëroi se mund të mbahet përgjegjëse ligjërisht.



