Ish-bashkëshorti i Halle Berry, aktori Olivier Martinez, ka kërkuar kujdestarinë e plotë të djalit të tyre 12-vjeçar, Maceo, duke e akuzuar aktoren për dhunë fizike ndaj tij.
Sipas dokumenteve të dorëzuara në gjykatë, Martinez pretendon se një incident ka ndodhur më 26 shtator, kur Berry dyshohet se është përfshirë në një përleshje fizike me djalin dhe e ka kapur prej qafe. Ai pretendon gjithashtu se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar.
Martinez ka kërkuar gjithashtu një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje. Më 1 tetor, një gjykatë në Los Angeles e miratoi kërkesën në mënyrë të përkohshme dhe kufizoi oraret e takimeve të Berry me djalin. Një seancë e radhës është caktuar për 16 tetor.
Avokatja e Halle Berry i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar pretendimet e Martinez si të pabazuara dhe çorientuese. Ajo ka deklaruar se aktorja do të vazhdojë të fokusohet te mirëqenia e djalit të saj.
Berry dhe Martinez u martuan në vitin 2013 dhe u ndanë dy vite më vonë. Divorci u finalizua në vitin 2023, ndërsa deri tani kishin ndarë kujdestarinë ligjore dhe fizike të Maceo.
Akuzat e Martinez janë pjesë e një procesi gjyqësor në vazhdim dhe nuk përbëjnë një vendim përfundimtar mbi përgjegjësinë e Berry.
