Beyonce ishte fituesja e madhe e natës së mbrëmshme në ‘MTV Video Music Awards, që u mbajt në New York. Këngëtarja rrëmbeu 7 çmime, përfshirë edhe çmimin prestigjoz ‘video më e mirë e vitit’.
“Si fillim dua të falendroj vajzën time të bukur dhe burrin tim të mrekullueshëm për mbështetjen që më kanë thënë”, tha Beyonce në fjalën e mbajtur. Për 16 minuta këngëtarja ofroi nje shou të vërtetë duke performuar disa nga këngët e albumit më të fundit ”Lemonade”.
Sivjet ceremonia u mbajt në “Madison Square Garden”. 34-vjeçarja ishte nominuar në 8 kategori.
29 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)