Çifti ka fituar brenda një viti rreth 78 milionë dollarë. Më pas renditen Gisele e Tom Brady dhe çifti Beckham


Revista Forbes ka vendosur në krye të listës së çifteve më të pasura në botë Beyoncè Knowels e Jay Z. Çifti i këngëtarëve ka fituar rreth 78 milionë dollarë nga maji i vitit 2011 deri në maj të vitit 2012.


Ndonëse në janar lindi vajzën (Blue Ivy), dhe Beyoncè morri disa kohë pushime nga impenjimet profesionale për t’ju përkushtuar mëmësisë, ka arritur të fitojë rreth 40 milionë dollarë nga shitja e albumeve të saj, ofertat e sponsorëve, përqindjet nga aktiviteti i saj dhe linja e veshjes, House of Derèon. Ndërsa bashkëshorti i saj, 42-vjeçari Jay Z, ka fituar rreth 38 milionë dollarë fal albumit “Watch The Throne” dhe turit botëror që realizoi me të dashurin e Kim Kardashian, rreperin Kanye West.


Ndërkohë në vendin e dytë qëndron çifti Gisele e Tom Brady. Ndonëse shtatzënë me fëmijën e dytë, Gisele mbetet modelja më e paguar në botë, duke fituar 45 milionë dollarë.


Në vendin e tretë renditen David e Victoria Beckham, të cilët kanë fituar 54 milionë dollarë. Në vendin e katërt renditet çifti më i bukur i Hollywood, Angelina Jolie e Brad Pitt me 45 milionë dollarë, ndërsa në të pestin renditet Will Smith e Jada Pinkett Smith, me 40 milionë dollarë.


9 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)