Bashkëshortja e reperit kontrovers Kanye West, Bianca Censori, ka ndezur alarmin te ndjekësit e saj pas një fotografie të re që po bën xhiron e rrjetit.
Në imazhin në fjalë, Bianca shfaqet e futur brenda një flluske gjigante transparente, e veshur me një kostum trupi metalik ngjyrë argjendi dhe taka qiellore.
Pamja, që duket si skenë nga një performance arti ekstrem, është interpretuar nga shumë si një metaforë e “izolimit simbolik” dhe ka nxitur dyshime se West mund të ketë dorë të fortë në mënyrën se si ajo paraqitet publikisht.
Komentet kanë shpërthyer në rrjete sociale: një pjesë i bëjnë thirrje Biancas të “çlirohet nga ndikimi manipulues” dhe të rikthejë imazhin që kishte para martesës me Kanye-n, ndërsa të tjerë nuk kursejnë as fjalë të ashpra, duke e quajtur paraqitjen “qesharake” dhe “ofenduese”.
Që nga martesa e çiftit në vitin 2022, Censori ka habitur me zgjedhje gjithnjë e më provokuese, shpesh minimale deri në ekstrem, që kanë ndezur polemika të zjarrta.
Kujtojmë incidentin në “Grammy Awards” 2025, kur ajo doli thuajse nudo përpara kamerave, ndërsa Kanye e shikonte i qetë, pa bërë asnjë ndërhyrje.
Ndërkohë vetë West ka pranuar publikisht se miraton çdo veshje që gruaja e tij zgjedh, duke theksuar se “nuk ushtron presion”, por ka lënë të kuptohet se asgjë nuk vishet pa bekimin e tij.