Partnerja e Kanye West, Bianca Censori, vazhdon të provokojë me daljet e saj publike. Këtë herë arkitektja e njohur është parë në Spanjë me një veshje që nuk ka kaluar pa u vënë re.
30-vjeçarja u pa në Mallorca duke zbritur nga një makinë luksoze, e veshur vetëm me body dhe geta të zeza, kombinuar me një palë me çizme me takë të larta.
Kujtojmë se në fillim të shkurtit, Bianca bëri bujë me paraqitjen e saj nudo, e shoqëruar nga reperi i famshëm, në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve “Grammy “dhe e veshur me një mini-fustan transparent.
Në fakt, të paktë ishin ata që u habitën nga lëvizja e saj, me komente që pyesnin nëse ky imazh ishte rezultat i zgjedhjes së saj apo nëse ajo është një “kukull” në duart e Kanye West .
Pas fotos së fundit që tregon Bianca Censori duke vazhduar paraqitjet e saj të guximshme, pa reperin në krah, shumë spekulojnë se ajo nuk është e motivuar vetëm nga ai kur bëhet fjalë për zgjedhjet e veshjeve.