I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT, Ardit Gavani. Ai ka folur më shumë për kërkimet më të shpeshta që shqiptarët bëjnë në “Google”, sidomos tani në kohën e “Big Brother VIP 5”…

Pjesë nga biseda:

Çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në “Google këto dy muajt e parë të vitit?”

“Big Brother” është gjatë gjithë kohës ‘on top’, e shikoj në kërkime që del në forma nga më të ndryshmet. Forma që kërkohet më shumë është ‘ku mund të shikohet falas?’. Ndërkohë kanë dalë dhe disa kërkime të tjera që kanë qenë interesante, që përfshihen pak dhe me ngjarje botërore. Mund të përmend që kanë kërkuar shpesh për ‘Winter Olimpics’, pra Lojërat Plimpike të 2026. Kjo mund të jetë edhe sepse ka filluar të ketë shumë të huaj në Shqipëri, sepse kam vënë re që ka dhe terma kërkimi në anglisht. Pastaj gjëra të tjera të përgjithshme janë ChatGPT, dosjet e Jeffrey Epstein janë shpesh të kërkuara. Mesa duket kanë tërhequr shumë vëmendjen. Pastaj janë filmat që shihen falas.

Më herët kemi përmendur që faqet pornografike dhe lojërat e fatit kanë qenë më shumë të kërkuara në “Google”, a vazhdojnë të jenë ‘on top’ edhe këto dy muaj?

Në dy muajt e parë, jo. Vazhdojnë të jenë aty, por goxha poshtë. Janë telenovelat turke, Lojërat Olimpike, si dhe festat zyrtare 2026 ka shumë kërkime. /TAR/