Ju prezantojmë me binjakët e parë që i janë nënshtruar një ndryshimi të gjinisë, pasi ata kurrë “nuk janë identifikuar si djem”. Ato kanë thënë se dushi i tyre i parë si femra ka qenë “magjik”.
“The Sun” shkruan se Mayla Phoebe de Rezende dhe motra e saj, Sofia Albuquerck, 19 vjeçe, iu nënshtruan operacionit në ditë të ndryshme, por kryer nga i njëjti mjek në Brazi.
Dyshja ka kaluar nëpër trajtim hormonal dhe është monitoruar nga mjekët për dy vite, deri në ditën kur janë bërë operacionet me 13 dhe 14 shkurt.
“Ne kemi bërë gjithmonë çdo gjë bashkë dhe kohët e fundit kemi përmbushur ëndrrën tonë. Bëmë operacionin e ndryshimit të gjinisë, për t’u bërë binjakët e parë trans në botë”, tha Mayla, e cila studion për mjekësi.
Vajzat janë lumturuar shumë kur më në fund kanë parë trupin e tyre femëror, pasi ata asnjëherë nuk e identifikuan veten si mashkull.
“Që kur isha 3 vjeç jam identifikuar si femër. Njëherë bëra një dëshirë, që Zoti të më kthente në një vajzë të vogël. Por kur u zgjova pas operacionit, nuk mund ta besoja. Është diçka shumë e bukur”, ka shtuar Mayla.
Kjo e fundit tani ka nisur që në profilin e saj në “Instagram” të postojë fotografi me bikini, për të treguar se sa e lumtur është tani që është kthyer në femër.