Brikena, Miri, Mali, Kristi, Greta dhe Mateo dolën mbrëmë nga akuariumi dhe Vëllai i Madh iu kishte vendosur si kusht që nuk duhej të flisnin me banorët e tjerë të shtëpisë, por vetëm me njëri-tjetrin.
Sapo të gjashtë dolën nga izolimi, banorët e pjesës tjetër të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” nisen me provokimet.
Iliri shkoi pranë Kristit dhe teksa e përqafonte i thoshte:
“Gjithmonë i prish lojërat, je djali më fantastik. Prishe dhe këtë në djalle të vejë dhe bëhu hero. Merri pasojat në kurriz, do marrësh pikë. Gjithmonë ke qenë negativi i shtëpisë, bëhu dhe kësaj radhe”.
Më pas, kur Kristi po pastronte divanet në living, Iliri i shkon pranë duke i kënduar dhe duke i përkëdhelur kurrizin.
“Hëna vezullon, Korçën e ndriçoi, me kitarë e mandolinë ty po të këndoj. Puthjen vashëzës ja dhashë se e dashuroj dhe në sytë e saj… Të kam dashur dhe të dua, po ti pse s’më do? Eja prapë vogëlushja ime dhe më thuaj po”.
Iliri nuk e lë me kaq, pasi në një moment e puth edhe në faqe dhe Kristi vendos që të mos reagojë fare.
“Bir, të vdes unë për ty. Pse po e mban lojën? Çfarë ka? Se ti nuk do ta mbaje gjallë në botë. Është për imunititet? Ta gëzofsh e humbëm lpjën ne. Këta po rrinë zgjuar se po rrimë ne”, thotë Iliri.



