Modelja e njohur, Jori Delli, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio”.

Ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP” sqaroi disa thashetheme që janë bërë së fundmi me të. Ajo foli në lidhje me marrëdhënien që ka me reperin e njohur, Noizy, si dhe ka zbuluar nëse ka qenë e lidhur me Luiz Ejllin, para se futeshin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërsa e pyetur se cili është mashkulli ideal, ish-banorja e BB VIP tha:

“Më pëlqejnë meshkujt ezmer, bjondët nuk më pëlqejnë fare, as sy bojqiellët. Baby Face nuk më pëlqejnë gjithashtu. Kam kërkesa, komente, mesazhe por nuk dua fare të fokusohem tek kjo gjë. Mbase nga shtatori e mendoj.(qesh) Sa dola nga “BBV” e thashë që nuk dua të krijoj lidhje, kam pak kohë që jam ndarë, dua të rri vetëm dhe me shoqërinë time.