Një nga banorët që u largua së fundmi nga shtëpia e “Big Brother VIP” ishte Bjordi Mezini. Që në fillim të hyrjes së tij, regjisori i njohur ka marrë vëmendjen e të gjithëve për rikthimin e tij epik në këtë format.

I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ai na foli më shumë për këtë eksperiencë të tij dhe jo vetëm.

Gjatë intervistës, ai u pyet se si e sheh lojën e Luizit brenda “Big Brother VIP2”, duke qenë se tani me hyrjen e Bledi Manes kanë patur disa përplasje?

“Loja e Luizit është e bukur sepse nuk ka luajtur vetëm me shtëpinë, ka luajtur me publikun, produksionin. Ka krijuar një terren shumë të madh. Ai e ka marrë parasysh këtë. Teknika e tij do jetë bllok në fillim dhe do presi. Ai i priste sulmet e Bledi Manes”, tha Bjordi.

Cili ka qenë momenti më i bukur brenda në shtëpi?

Momenti më i bukur kur u përzgjodha për “The Voice”. (qesh) Nuk e di, nuk e kam menduar. Kam qenë shumë i zënë për të qenë edhe analist edhe banor.

A ka ndryshuar formati i këtij reality show që nga koha ku ke qenë pjesë ti në fillim?

Formati VIP ndryshon në thelb. Në kohën tonë nuk ishte vetëm statusi jo Vip, por nuk kishte një mjet social që të komuniukonim me njerëzit. Ne e respektonim më shumë atë format sepse ishte e vetmja mënyrë për të komunikuar. Kurse tani ata e kanë mundësinë të flasin me njerëzit.