Moderatori Bledi Strakosha ka reaguar ditën e sotme pas largimit të Alfred Pezës nga drejtimi i RTSH. Kujtojmë se Strakosha i cili prej 8 vitesh ishte pjesë e stafit të RTSH-së dhe drejtonte emisionin “Me Bledin”, u shkarkua nga Alfred Peza më 6 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë që në kuadër të kësaj nëpërmjet një postimi në Instagram, moderatori Strakosha tregon një video me titujt e largimit të tij nga puna.

“Më 6 Dhjetor më hoqi mua, më 6 Shtator iku dhe vet… Ka Zot!” shkroi Bledi.

View this post on Instagram

A post shared by Bledi Strakosha (@bledistrakosha)