Ditët e fundit, ai është shndërruar në një personazh tepër të komentuar në media dhe shkak për këtë është për një promoja e një podcast-i me ish-bashkëshorten e tij.

Bëhet fjalë për Bleron, i cili disa javë më parë u shfaq në një video se bashku me Afronën, me të cilën ka rreth dy vite që është ndarë.

Ndërkohë që intervista e tyre u përfol si një ribashkim, Blero ka hedhur poshtë dyshimet se mes tyre ka një rikthim.

Ditën e sotme, Blero ka qenë i ftuar në programin “Se Luan Topi”, ku ka folur për fëmijërinë e tij, jetën e tij personale por edhe atë profesionale.

Ndërkohë që ka qenë duke folur për ish-marrëdhënien e tij me Afronën, ai është surprizuar nga zëri i kësaj të fundit, e cila ka vendosur t’i drejtojë disa pyetje Bleros.

Mesa duket pyetjet e bëra nga Afrona, kanë emocionuar pafund këngëtarin, i cili është shprehur se është djerësitur.

View this post on Instagram

A post shared by S'e Luan Topi (@seluantopi)